Begs 55” Interactive Digital Signage
100,000 L
I riBegs 55” Interactive Digital Signage është një ekran profesional vertikal me teknologji touchscreen, i projektuar për shfaqjen e reklamave, ofertave, informacioneve dhe përmbajtjeve digjitale në mënyrë moderne dhe interaktive. I përshtatshëm për dyqane, qendra tregtare, restorante, hotele, recepsione, zyra dhe showroom-e, ky model ofron një zgjidhje praktike për komunikimin vizual dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve.
I pajisur me ekran 55” Full HD (1920×1080), panel IPS dhe teknologji Infrared Touchscreen, Interactive Digital Signage mundëson shfaqje të qartë të përmbajtjeve dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë me ekranin. Ndriçimi 450 nits, këndi i gjerë i shikimit 178° dhe xhami mbrojtës 4mm sigurojnë cilësi vizuale dhe qëndrueshmëri për përdorim në ambiente komerciale.
Me sistem operativ Android 14, procesor Octa-Core, 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme, pajisja ofron performancë të qëndrueshme për menaxhimin e aplikacioneve, videove, imazheve dhe materialeve promocionale. Lidhja WiFi Dual-Band, Bluetooth 5.0 dhe LAN mundësojnë komunikim dhe përditësim të lehtë të përmbajtjeve. Funksionaliteti Cloud Content Management lejon menaxhimin e materialeve nga distanca, ndërsa opsionet Multiple Playback Modes mundësojnë ndarjen e ekranit në disa seksione, shfaqjen automatike të përmbajtjeve dhe programimin e tyre sipas orareve. Pajisja është projektuar për funksionim 24/7, duke ofruar fleksibilitet për përdorim profesional.
Specifikimet Teknike:
• Ekran 55” IPS LCD
• Rezolucioni Full HD (1920×1080)
• Infrared Touchscreen
• Format Vertikal 16:9
• Procesor Octa-Core
• 8GB RAM
• 128GB Memorie e Brendshme
• Android 14
• Ndriçimi 450 nits
• Refresh Rate 60Hz
• Contrast Ratio 1200:1
• Këndi i Shikimit 178°
• WiFi Dual-Band
• Bluetooth 5.0
• LAN (RJ45)
• HDMI
• USB 3.0 / USB 2.0
• USB Type-C
• Cloud Content Management
• Multiple Playback Modes
• Split Screen – Ndarje e ekranit në disa seksione
• Scheduled Playback – Programim i përmbajtjeve sipas orareve
• Funksionim 24/7
• Ndezje/Fikje automatike sipas orarit
• Xham mbrojtës 4mm
• Strukturë metalike rezistente
Garancia: Garanci nga prodhuesi (Produkt i Ri)
Paketimi: Në kuti së bashku me aksesorët përkatës











